Andi thotë se Jasmina erdhi në Kosovë dhe e surprizoi për ditëlindje

Mediale Vip

Andi thotë se Jasmina erdhi në Kosovë dhe e surprizoi për ditëlindje

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 07:48
Andi-Jasmina

Dje te “Shqipëria Live” ishte i ftuar, ish-konkurrenti i Për’puthen dhe moderatori, Andi Artani.

25-vjeçari foli për eksperiencën e tij në Për’puthen dhe e konsideroi atë ” me gjemba”.

Ai foli veçanërisht për Jasminën, e cila gjithmonë ka thënë se ajo i dha vëmendje.

Andi i kthehu asaj përgjigje në emision:

Ajo ka thënë, kush ka qenë Andi pa Jasminën. Jasmina hyri dy javë pas meje në Për’puthen. Kush ka qenë Jasmina pa Andin? Unë nuk kam qejf me drejtu gishtin, por ajo ka përmend që unë e ngrita Andin, unë i ngritur kam qenë, madje kam pas mundësi me dal dhe me vajza të tjera. Madje dhe kur isha i deklaruar, më vinin vajzat për takim, por mqs isha i deklaruar nuk dola.

Andi rrëfeu se u ndje shumë i zhgënjyer nga përballja:

U zhgënjeva shumë.Jasmina më ka kontaktuar, ka kontaktuar dhe vëllain e madh dhe e gjitha kjo përballje ka qenë ideja e saj. Madje Jasmina para përballjes bëri publikisht një video për mua ku më thoshte se duhet të lija pas inatin e mërinë dhe në përballje tha komplet diçka tjetër. Ajo ishte inicatorja ndërkohë ma hodhi mua, pastaj thoshte që nuk i kam munguar, ajo erdhi nga Zvicra, unë nga Prishtina, balancoji këto të dyja.

Gjithashtu Andi tregoi për herë të parë se ajo e surprizoi për ditëlindje

Pasi tha gjithë ato gjëra në përballje, pas dy ditësh erdhi në Kosovë për ditëlindjen time dhe më surprizoi. Pavarësisht çfarë ndodhi i thashë e vlerësoj dhe faleminderit shumë, pastaj ajo filloi me ato të vetat. Po në Prime çfarë nuk tha dhe pastaj bën të kundërtën.

Unë përballjen e pranova se reflektova rreth asaj çka ajo kishte thënë, plus ja kemi borxh produksionit dhe përkrahësve. Unë e kam mbyll kapitullin, thjesht doja një raport të mirë.

Sipas Andit, nuk ka as nuk do të ketë më miqësi me Jasminën , pasi nuk e meriton dhe se nuk do të njihet më si Andi i Për’puthen e as të vazhdoj më me dramat e programit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat