Meghan Markle do të jetë një lëndë studimi në shkollë

Mediale Vip

Meghan Markle do të jetë një lëndë studimi në shkollë

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 20:50
Meghan Markle

Një shkollë private në Londër do të ofrojë një kurs të ri studimi për Meghan Markle. Qëllimi i shkollës është sensibilizimi i studentëve në lidhje me një çështje sociale që ende krijon tension në shoqëritë perëndimore, siç mund të jetë racizmi. Dhe Meghan, Dukesha e Sussex, do të jetë një nga temat e diskutimit gjatë mësimeve.

Drejtori i shkollës, Nicholas Hewlett tha se mësuesit “do të eksplorojnë me nxënësit vështirësitë me të cilat ballafaqohen Meghan Markle dhe Kate Middleton kur u bashkuan me Familjen Mbretërore, por mësojnë gjithashtu se Markle u përball me sfida shtesë bazuar në spekulimet sociale lidhur me racën e saj”.

Kjo është pjesë e leksioneve mbi “privilegjin e bardhë”.

Ky term zakonisht përdoret për të përshkruar avantazhet që zotërojnë njerëzit e bardhë në një shoqëri të karakterizuar nga pabarazia racore. Vetë Markle adresoi këto shqetësime gjatë një interviste që dha disa muaj më parë, ku akuzoi familjen mbretërore për racizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat