Hailey, gruaja e Justin Bieber, më elegante se kurrë në eventin ‘Women in Hollywood’

Mediale Vip

Hailey, gruaja e Justin Bieber, më elegante se kurrë në eventin ‘Women in Hollywood’

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 00:00
Hailey Bieber

Hailey Bieber doli në tapetin e kuq për Festimin e 27 -të Vjetor të Elle Women in Hollywood në Dolby Terrace në Akademinë e Muzeut të Filmit në Los Angeles.

Modelja 24-vjeçare u shfaq me një fustan të prerë në mes, ku dukej dhe barku i saj i tonifikuar.

Gjithashtu ajo u shfaq me model flokësh shumë elegant dhe me make up ndryshe në premierën e ELLE.

Ajo u komentua shumë në rrjet dhe ka qenë në listën e “Pamjes më të bukur”, nga pjesmarrësit e eventit.

Kujtojmë se Hailey, mbase në fund të këtij viti, do të nis planet për tu bërë nënë.
Bashkëshorti i saj, ylli i pop-it, Justin Bieber, foli për planet e prindërimit, në një vrojtim të dokumentit, teksa bisedonte me gruan e tij prej tre vitesh për të ardhmen.

Këngëtari tha se do të vazhdojë të vendosë synime dhe të argëtohet duke i bërë ato, sigurisht duke vendosur familjen në në radhë të parë dhe me shpresën se do të bëjnë një beb.

Bieber pyeti gruan e tij: ‘Në fund të vitit 2021, si thua sikur të fillojmë?’

Hailey u përgjigj pozitivisht.

Gjithashtu Justin, këtë muaj, publikoi disa këngë në të gjitha platformat muzikore dhe njëra prej tyre mban titullin “Hailey”. Këto këngë janë bonus nga albumi i tij i fundit, super i suksesshëm, ‘Justice’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat