Kjo është gjithçka që Vanessa Hudgens ha në një ditë

Mediale Vip

Kjo është gjithçka që Vanessa Hudgens ha në një ditë

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 19:07
Vanessa Hudgens

Aktorja e njohur Vanessa Hudgens, e cila së fundmi ka një rol në filmin e ardhshëm 'Tick ... Tick ... Boom!', po flet për mënyrën se si kujdeset për trupin e saj.

"Gjatë dy viteve të fundit, po i kushtoj shumë kujdes vetes time," tha aktorja 32-vjeçare për Shape. "Kur e pranoni plotësisht atë që jeni dhe ndaloni së provuari të shtypni pjesë të vetes, mund ta pushtoni botën."

Kohët e fundit, Vanessa është shprehur hapur edhe për rrugëtimin e saj shëndetësor, nga rinovimi i rutinës së saj të fitnesit te eksperimentimi me ushqime të reja. Ajo balancon disa stile të ndryshme të të ngrënit me ushqimet që i pëlqen në mënyra që mbështesin trupin e saj. Vanessa thotë se ajo krijon një balancim midis dietës Keto dhe Fasting-diet (të mos konsumosh asnjë ushqim për rreth 15 orë), sipas People.

Pyesni veten se si është gjithnjë në formë? Këtu është saktësisht gjithçka që ajo ha në një ditë, nga perimet e saj të preferuara deri tek ushqimi nga i cili nuk mund të ngopet:

Mëngjesi

"Filozofia ime e përgjithshme e ushqimit është, nëse është e vërtetë, unë do ta ha", tha Vanessa për Shape. "Shumë gjëra janë të përpunuara dhe përmbajnë kimikate dhe përbërës që nuk mund t'i shqiptoj. Unë dua ushqim të vërtetë."

Ndërsa qëndron larg ushqimeve të përpunuara, Vanessa është gjithashtu adhuruese e peshkut dhe shmang mishin. "Unë kam qenë vajza që haja proshutë çdo mëngjes," tha Vanessa. "Por ajo që kalojnë kafshët është kaq çnjerëzore. Ky nuk është një sistem që unë mbështes," shpjegoi ajo. Tani, mëngjesi i Vanessa-s "zakonisht ka avokado, ndoshta sallam vegan dhe një copë bukë të shëndetshme".

Mëngjeset e tjera, Vanessa zgjedh një smoothie antioksidant të mbushur me manaferra, boronica, banane dhe vaj kokosi. 

Dreka

"Unë ha dy vakte më të mëdha në ditë në vend të tre", tha Vanessa për Shape, që do të thotë se dreka zakonisht nuk llogaritet në ditën e saj. Në vend të kësaj, ajo konsumon ushqimet e saj të preferuara pas një mëngjesi të ngarkuar. 

Snacks

Gjalpë bajamesh ose gjalpë kikiriku! (Ose thjesht disa kokrra bajamesh)

"Njerëzit shumë herë i konsiderojnë yndyrnat në dieta si një gjë negative, por në fakt janë pozitive," vuri në dukje Vanessa. "Unë jam gjithmonë duke u siguruar që po konsumoj yndyrna të shëndetshme, kështu që  konsumoj shumë ."

Sa i përket pijeve, Vanessa konsumon pije energjike (të përgatitura vetë).

Darka
"Darka varet nga gjendja ime emocionale" shpjegoi Vanessa për Shape. "I lejoj vetes të ketë atë që dua. Nëse kjo është një tas i madh me spageti dhe një gotë verë, atëherë unë e ha. Ndonjëherë kam dëshirë për një sallatë. Herë të tjera, janë tacos dhe një picë margarita."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat