Xhirimet e filmit kthehen në tragjedi/ Aktori qëllon me armë, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

Mediale Vip

Xhirimet e filmit kthehen në tragjedi/ Aktori qëllon me armë, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 07:24
Drejtoresha e fotografisë Halyna Hutchins, Regjisori Joel Souza dhe aktori Alec Balwin

Provat gjatë xhirimit të një filmi u kthyen në një tragjedi pasi një grua humbi jetën dhe një burrë mbeti i plagosur kur aktori Alec Baldwin qëlloi me armë “lodër” që përdoret në filma.

Policia në SHBA tha se aktori shkarkoi armën gjatë filmimeve të një filmi Western të shekullit të 19. Gruaja u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi t’i shpëtojë dëmtimeve.

Regjisori i filmit po merr ndihmën e parë, shkruan BBC.

Viktima, Halyna Hutchins, 42 vjeçe ishte duke punuar si drejtore e fotografisë. Ndërkohë i plagosur është Joel Souza, 48 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat