S4MM u drejtohet me një letër të hapur fansave, ja çka thotë

Mediale Vip

S4MM u drejtohet me një letër të hapur fansave, ja çka thotë

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 18:09
S4MM

Reperi i njohur, S4MM ka arritur të depërtoi suksesshëm në estradën shqiptare dhe tashmë numëron hitet të shumta që pëlqehen e dëgjohen nga fansat e tij.

Për gjithë mbështetjen që pranon çdo ditë nga fansat, reperi ka vendosur që t’i falënderojë në një mënyrë të veçantë.

Reperi nga Tetova përmes një postimi në Instagram që ka bërë sot (e enjte), ka falënderuar të gjithë ata që e duan muzikën e tij, e që sipas tij nuk janë veç dëgjues por edhe pjesë e familjes.

“Shenjë falënderimi shkon kundrejt audiencës e cila m’ka motivu që t’sjell kualitet. Që nga epoka e Medelinës un e kam borxh që t’ju Falënderoj 142,833,113 Milion herë për çdo motivim që kam marr nga dashamirët e muzikës. Ju s’jeni thjeshtë dëgjues, ju jeni pjesë e familjes e cila m’ka dhënë shtytje që ta vazhdoj karrierën time. Ju jeni arsyeja e cila projektet e mia muzikore janë shndërruar në lëvizje. I juaji, S4MM”, ka shkruar reperi në postim.

Ndërkohë, S4MM ka paralajmëruar se është në përgatitje të projektit të ri muzikor që pritet të lansohet së shpejti.

Kënga e tij e fundit është “Habibi” që e solli bashkë me videoklip.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by S4MM (@samirs4m)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat