U refuzua nga Graniti/ Fifi: Më kap ankthi kur njerëzit luajnë me mua

Mediale Vip

U refuzua nga Graniti/ Fifi: Më kap ankthi kur njerëzit luajnë me mua

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 17:31
Fifi

Mbrëmja e djeshme krijoi një kthesë të rëndësishme në marrëdhënien mes Fifit dhe Granitit.

Ish-futbollisti i deklaroi Fifit se raporti i tyre nuk mund të kalojë në një nivel më shumë sesa miqësorë.

“Kjo gjë u zgjat shumë, unë të dua shumë si person por vetëm si motër”, – tha Graniti.

Kjo gjë duket se e ka trishtuar tepër këngëtaren e cila është shorehur e lënduar për veprimin e Granitit.

Ajo i ka treguar Monikës se situata të tilla e bëjnë tepër ankthioze pasi e bëjnë të ndihet e përdorur.

“Më kap ankthi kur njerëzit luajnë me mua. Gjithmonë kështu më ka ndodhur, që e vogël, në çdo aspekt“,- tha Fifi.

Ajo shtoi se duke filluar që nga dita e sotme marrëdhënia e saj me Granitin do të ftohet ndërsa tregoi se dilema e rradhës është nëse do ta shkëpusë apo jo komunikimin me të.

BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat