“Na ndihmo!”/ Prova javore nis me tension, banorët revoltohen me Arditin

Mediale Vip

“Na ndihmo!”/ Prova javore nis me tension, banorët revoltohen me Arditin

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 18:17
Arditi

Buxheti i këtyre ditëve është i varur nga suksesi i realizimit të provës javore

Këtë herë banorët do të duhen të realizojnë një trap, dhe nëpërmjet tij të transportojnë mallra të ndryshëm nga njëra anë e pishinës tek ana tjetër.

Në dukje prova javore dukej e lehtë por që në fillesat e saj u bë shkak për krijimin e disa debateve mes banorëve.

Banorët të revoltuar kanë diskutuar me Arditin, pasi ky i fundit nuk po kontribuonte në realizimin e trapit.

“Mos rri aty dhe të shpërndash energji negative duke dhënë urdhra dhe duke thënë që nuk bëhet. Çohu, jep ide dhe ndihmo”,- thanë njëzëri banorët.

BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat