Kjo këngëtare e njohur refuzoi dy herë ftesën e “Big Brother VIP”

Mediale Vip

Kjo këngëtare e njohur refuzoi dy herë ftesën e “Big Brother VIP”

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’. Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë.

Në natën e katërt të spektaklit të Big Brother Albania VIP është larguar banori i parë, Elhaid Cufi, ndërsa në natën e gjashtë të spektaklit u largua Arditi, por që kishte një biletë kthyese për në shtëpi.

Teksa në shtëpi pritet të hyjnë banorët e rinj, këngëtarja e njohur shqiptare, Mihrije Braha sipas burimeve të emisionit “Prive” ka refuzuar dy herë ftesën për t’iu bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ndër emrat tjerë të përfolur në media rozë që mund t’i bashkohet shtëpisë janë: Beatrix Ramosaj, Ema Andrei e Kastro Zizo.

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat