Bardhi dhe Gjesti publikojnë bashkëpunimin

Mediale Vip

Bardhi dhe Gjesti publikojnë bashkëpunimin

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 14:49
Bardhi dhe Gjesti

Dy reperët e njohur, Bardhi dhe Gjesti kanë publikuar bashkëpunimin.

Dyshja kanë bashkuar forcat për herë të parë për të sjell së bashku projektin me titull “Zemrën”.

Kënga e re e tyre erdhi e vizuelizuar edhe me videoklip që u realizua nga XL Films, i cili tashmë është publikuar në kanalin YouTube.

Producent i këngës është Çelik Lipa, për melodinë dhe tekstin u kujdesën vet reperët, ndërsa mix dhe master nga Nome Ent.

Ky projekt vjen vetëm pak ditë pasi Bardhi solli bashkëpunim tjetër me Eax dhe Xen “Sa mirë po dokesh”, që u prit mirë nga fansat e tyre. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat