Goldi AG me fjalë të veçanta për Selimin

Mediale Vip

Goldi AG me fjalë të veçanta për Selimin

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 11:09
Rexhep Selimi dhe Gold AG

Arian Agushi – Gold Ag përmes një postimi në Instagram ka shprehur mallin për Rexhep Selimin, ish – komandanti i Ushtris Çlirimtare të Kosovës, i cili po mbahet në Hagë.

Reperi ka postuar një imazh ku shihen dyshja pranë njëri tjetrit dhe derisa Selimi është duke ia nënshkruar flamurin e UÇK-së.

“M’ka marrë malli me t’pa vëlla, e bashk me ja thanë kangës GJITHMONË ME JU ÇLIRIMTARË’, ka shkruar artisti në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë se bashkë me aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje janë edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, ndaj të cilëve sipas aktakuzës, veprat që rëndojnë kanë të bëjnë me krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe krime kundër njerëzimit, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat