Fifi kërkon falje pas debatit të ashpër, Semi nuk reagon

Mediale Vip

Fifi kërkon falje pas debatit të ashpër, Semi nuk reagon

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 11:49
BIG Brother VIP Albania

Mbrëmja e djeshme është mbyllur me një debat të ashpër mes Semit dhe Fifit.

Fifi ka mbajtur pranë vetes për më shumë se dy ditësh një shkop druri, në simbol të faktit se do dënonte banorët nëse ata do të gabonin apo silleshin keq.

Kjo gjë agravoi në një konflikt mes tyre, e cila u finalizua me rëndim të gjëndjes shëndetësore të Semit.

Pak orë më pas, Fifi ndjeu t’i kërkonte falje asaj, gjë që u pasua pa asnjë reagim nga Semi.

‘’Unë nuk jam mirë që nga pardje, mora vesh që edhe ti kishte pasur probleme. Meqë u prek shëndeti në këtë mes, unë e ndjej detyrimin të të kërkoj falje. Jam shumë e shqetësuar për ty’’,- tha Fifi.

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat