Ish e dashura e Granitit bëhet pjesë e “Big Brother”?

Mediale Vip

Ish e dashura e Granitit bëhet pjesë e “Big Brother”?

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 09:48
Foto

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’.

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’. Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë. Banori i vetëm që është larguar deri më tani nga shtëpia është Elhaid Cufi, pasi Ardit Cuni kishte një biletë kthyese në kutin e tij natën kur u largua nga shtëpia.

Mbrëmë në natën e spektaklit kanë hyrë tri banore të reja, teksa njëra nga to është përfolur ditën e djeshme se ka pasur një lidhje dashurie me Granit Canën.

Në emisionin “Shqipëria Live”, gazetari Andi Vrapi tregoj se njëra nga tre banoret ka një histori me Granitin.

Banoret të cilat hynë mbrëmë ishin, këngëtarja Beatrix Ramosaj, blogerja Sarah Berisha dhe moderatorja Einxhel Shkira.

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat