Bojken Lako flet për herë të parë për Semin pas hyrjes së saj Big Brother!

Mediale Vip

Bojken Lako flet për herë të parë për Semin pas hyrjes së saj Big Brother!

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 19:49
Semi Jaupaj, Bojken Lako

Semi Jaupaj tha pak ditë më parë se ka kthim prapa. “Kur më pyesin a ka ndonjë shans që unë të rikthehem me Bojkenin, i them “jo”, se nga vetë koha që kam kaluar ..ka qenë shumë. Nuk është se ndenja një vit dhe pastaj të thoja prit se nuk i dihet.  Unë kam ndenjur 8 vite”, ishte komenti i saj.

Bojken Lako reagoi tani për herë të parë që prej hyrjes së ish partneres së tij në Big Brother dhe pohimeve të saj.

“Për këtë temë, nuk dua të flas shumë, nuk e ndjek Big Brother dhe nuk do e ndjek, aq më tepër në këtë rast. E kam përkrahur hyrjen e saj si pjesë e mundesisë që të jep një shoë i tillë. Gjithçka që ajo ka thënë aty është okej. Semi thotë atë që do”, ka thënë kantautori i njohur.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat