Semi-Donaldit: Pranoje që je xheloz, Bora duhet të jetë bërë si polic

Mediale Vip

Semi-Donaldit: Pranoje që je xheloz, Bora duhet të jetë bërë si polic

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 13:00
Semi dhe Donaldi

Prova e re javore i ka vendosur në vështirësi konkurentët e “Big Brother Vip”.

Teksa përpiqen të vënë në funksion kanoen, ata kanë shfrytëzuar kohën të shkëmbejnë dhe batuta apo mendime me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme, Semi këmbënguli që miku i saj, Donald të pranonte me gojën e tij faktin që është tepër xheloz në një dashuri.

“Pranoje, pranoje që je xheloz. Pranoje!!!”,- tha Semi duke qeshur.

Nga ana tjetër Donaldi me qetësi sqaroi se xhelozinë nuk duhet ta marrim si një koncept të përgjithshëm por ajo varet nga situatat.

Semi mori si shembull masazhet e shpeshta qe Beniada i bën Donaldit, por ky i fundit sqaroi njëherë e mirë: Nëse do e kisha qejf do ta thosha, është shumë gocë pozitive por nuk ka pse të ketë xhelozi kur aty nuk ka asgjë.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat