“Nuk jam prind perfekt”

Mediale Vip

“Nuk jam prind perfekt”

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 19:42
Angelina Jolie me femijet e saj

Është nënë e 6 fëmijëve, tre prej të cilëve të adoptuar, dhe gjithmonë kemi pyetur veten sesi ia del Angelina Jolie t`i mbajë të gjitha ata kaq afër vetes.

Aktorja rrëfeu së fundi për “People” se nuk është aspak ajo që mund të quhet një nënë perfekte.

“Nuk jam prind perfekt, në asnjë mënyrë. Çdo ditë jam më e vetëdijshme për gjithçka që nuk e bëj në mënyrë të duhur. Jam shumë e ashpër me veten, sepse shpesh e pyes veten nëse jam duke e bërë gjënë e duhur, nëse e them gjënë e duhur”, tha Jolie.

Ndërkohë, rrëfeu se fëmijët kanë pasur ndikim të madh në jetën e saj, por jo vetëm.

“Ata janë shumë të mirë dhe marrë parasysh se janë shumë, kanë pasur një ndikim të madh te njëri-tjetri”, u shpreh ylli hollivudian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat