Rrëfehet modeli i njohur: Kam punuar me Rihanën dhe Beyonce

Mediale Vip

Rrëfehet modeli i njohur: Kam punuar me Rihanën dhe Beyonce

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 20:29
Alesio Alia

U njoh si djali nga Tropoja që foli hapur pa doreza, madje u përfol si zhigoloja i parë shqiptar. Alesio Alia, modeli nga Tropoja me famë ndërkombëtare. I suksesshëm në fushën e modës ku ka filluar të merret me modeling  që në vitin 1993 .Një karriera që është e ndërtuar si brenda Shqipërisë, edhe jashtë saj. Alesio Alia ka qenë imazh i disa revistave të njohura, madje ka qenë i përzgjedhur edhe në revistën “Men’s Health” në Australi.

Alesio Alia u shpreh se me zemër është këtu në Shqipëri dhe me trup në Australi.

Ai rrëfeu që ai është larguar nga Shqipëria në moshën 16 vjeçare drejt Italisë, ndërsa vite më vonë është larguar në Australi ku dhe ka krijuar familjen.

“Familja për mua është gjëja më shtrenjtë."- u shpreh Alia.

Modeli Alia u shpreh angazhimet janë të mëdha dhe  ndjej shpesh herë lodhje, pandemia nga ka penguar shumë në punën që bëjmë. Ai rrëfeu që shumë njerëz e ngatërrojnë punën e tij unë nuk jam menaxher vipash as këngëtarësh, unë jam çfarë artisti kërkon ti bëjë.

Ai u shpreh rreth punës së tij si menaxher ku tregoi se të punosh me këngëtarët Shqiptarë në Australi është shumë e vështirë, pasi jeta e tyre ka qenë nga zero dhe është paksa e vështirë ta rrisësh si artistë.

"Kam punuar me “One Deritcion”, “Drake”, “Beyonce” dhe shumë të tjerë, të cilët ka qenë paksa e vështirë të punosh me artistë të huaj nga kërkesat e tyre".- tregoi Alia.

“Ka shumë këngëtare të njohura të mira ku mund të përmendi , Beyonce që është diva, Rihana është një sex bomb” –u shpreh ai.

Gjithashtu  bashkëpunimi me këngëtarët Shqiptarë ka qenë me Ledrin, ndërsa me Noizy bashkëpunim ka mbetur pezull për shkak të pandemisë.

Modeli  jeton mes Shqipërisë dhe Australisë për rreth 22 vite, i martuar me australianen Catherine, është babai i 3 fëmijëve, Jolie, Elijah dhe Zayan Izzak Alia. Sot ai është menaxher i një sërë eventeve të mëdha të artistëve të njohur në Australi.

Alesio Alia  rrëfeu ndjesinë e të bërit baba ku u shpreh se në fillim nuk e kuptonte akoma ndjesinë, më pas kur është bërë baba për here 2 dhe të 3, ka përjetuar emocionet e mëdha, gjithashtu ai tregoi se familja e tij ka qenë një mbështetje e madhe tek fëmijët.

Një baba i përkushtuar gjithashtu dhe një kuzhinier i mirë, pasi Alia tregoi se di të gatuaj shumë mirë sidomos gatimet tradicionale shqiptare.

Për sa i përket projekteve të reja ai rrëfeu për moderatoren Ana Kallaku, se shumë shpejt do të ketë një bashkëpunim me Shqipërinë.

Në fund të emisionit ai u shpreh se “Pleqërinë e tij dhe të ardhmen e shikon në Shqipëri“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat