Princ Harry dëshiron të prezantojë të bijën me Mbretëreshën sa më parë

Mediale Vip

Princ Harry dëshiron të prezantojë të bijën me Mbretëreshën sa më parë

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 08:46
Familja mbretërore

Princi Harry dëshiron që të çojë vajzën, Lilibet në Mbretërinë e Bashkuar për Krishtlindje në mënyrë që të takojë stërgjyshen e saj, Mbretëreshën Elizabeth. Duka e Sussex-it mësohet se nuk është ndjerë mirë nga fakti që nuk ka mundur të qëndrojë pranë Mbretëreshës pasi u shtrua në spital javën e kaluar.

Ai po përgatitet të kthehet në Britani me Meghan Markle dhe fëmijët në javët e ardhshme. Një burim tha për US Weekly se Harry ishte në panik për gjyshen e tij.

“Harry shpreson të kthehet në shtëpi për Krishtlindje me Meghan, në mënyrë që Mbretëresha më në fund të mund të takohet me Lilibet dhe të shohë përsëri Archie.”

Image
Meghan Markle, Princ Harry

Kjo do të jetë hera e parë që Meghan kthehet në Britani pas akuzave që ka ngritur ndaj familjes së burrit të saj. Ndërkohë, Harry u takua me familjarët në funeralin e Princit Philip, pak muaj më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat