“Duan të më heqin mua që të të dobësojnë ty!”/ Semi i rrëfen Donaldit planet e banorëve për ta larguar aktorin nga shtëpia

Mediale Vip

“Duan të më heqin mua që të të dobësojnë ty!”/ Semi i rrëfen Donaldit planet e banorëve për ta larguar aktorin nga shtëpia

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 11:42
Ilustrim

Iliri dhe Donaldi duket sikur kanë krijuar “dy kampe” më vete në shtëpinë e “Big Brother VIP”, brenda të cilëve kanë përfshirë disa nga banorët. Dy djemtë kanë pasur debate të forta me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar akuzat, të tilla si “Ti je aktor!”, “Ti je njeri i ulët!” etj.

Image

Donaldi ka pasur një raport shumë të afërt me Semin që kur hyri në spektakël, sepse ata njihen prej tre vitesh edhe jashtë. Aktori dhe këngëtarja janë akuzuar herë pas here se kanë diçka më shumë mes tyre se thjesht shoqëri. Madje disa kanë theksuar faktin se Semi po përdoret nga Donaldi për të bërë lojën e tij.

Megjithatë, këngëtarja nuk e sheh kështu raportin që ka me Veshajn. Por gjatë kohës që po diskutonte me Donaldin në oborrin e shtëpisë, këngëtarja tha se ka dëgjuar Monikën të thotë: “Hajde heqim Semin që të dobësojmë Donaldin”.

Kjo ishte një ndër arsyet pse banorët dolën të gjithë në televotim të martën, kur u eliminua Paloma. Ata flisnin me njëri tjetrin me kode, me pëshpërima dhe bënin plane se kë do të nominojnë që ta nxjerrin nga shtëpia.

Image

Pjesë nga biseda:

Semi: Ta tha ajo (Monika). Ça do më?

Donaldi: Kush?

Semi: Ti i the ‘të kërkoi falje’. ‘Për ça kërkoi falje?’ tha. Të duhet më ta kuptosh ça njeriu është, se mu s’më duhet më. Thjesht mos u përfshij emocionalisht.

Donaldi: O zemra, nuk është normale.

Semi: E di. Rri me dikë gjithë ditën. I thu ‘pusho’, ajo pushon. Ushtari yt. Dhe në fund nuk i vjen keq që doli nga shtëpia (Paloma).

Donaldi: Një njeri pa pikë karakteri. I pacipë.

Semi: Ai (Iliri) e di mirë që s’del vetë se është protagonist këtu brenda. Si për keq si për mirë është protagonist dhe po ua fut atyre të tjerëve që ka prapa vetes. Edhe nuk i vjen fare keq. Ça të duhet më nga ai njeri. Mua më erdhi keq për Sheilën, se e dija që do dilte dhe s’e thash me zë të lartë se tre ditë kisha bërë muhabet me atë. Ai njeriu nuk e ka seriozisht, as debatet me ty. Po të dali jashtë nesër është aq i pacipë sa të vijë të të thotë që ishte vetëm lojë. Mos e vrit menjen. Se ne të dy kemi bërë gallata në fillim, po shkoi si shkoi muhabeti se ishte lojë. Ti s’ke pse mërzitesh për këtë. Merre dhe ti si lojë. Thjesht mos e merr më afër zemrës që të dridhesh si idjot. Jo vetëm që s’janë si duken, por janë edhe më keq. Ata nuk e kuptojnë këtë, por publiku po.

Donaldi: E kap inati atë, e grin nga brenda. Ai ka nevojë për katër veta që të bëjë plan.

Semi: Bashkë me Monikën. Heqim Semin tha që të dobësojmë Donaldin. Unë i flas Monikës tani.

Donaldi: Fut Borën në mes! Thjesht nuk dua të komentoj se janë njerëz të shpifur.

Image

Semi: Ajo është gjë e bukur e jotja, s’ta prish dot njeri.

Donaldi: Është gjë e imja, s’ua lejoj. Nuk mund ta përdorësh atë gjënë. (Semi e përqafon). Ato t’i hash me dhëmbë.

Semi: Kupto me çfarë ke të bësh. Qetësoje veten!

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat