Ndihmës regjisori i “Rust”, thyen heshtjen pas të shtënave fatale në xhirime

Mediale Vip

Ndihmës regjisori i “Rust”, thyen heshtjen pas të shtënave fatale në xhirime

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 14:14
Dave Halls dhe Alec Baldwin (Foto: IMDb / Jim Weber/Santa Fe New Mexican)

Asistenti i regjisorit që i dorëzoi armën Alec Baldwin në të shtënat fatale drejtuar një kinematografeje ka thyer heshtjen në lidhje me incidentin, por nuk ka dhënë detaje më të hollësishme.

Më 21 tetor, Baldwin po provonte një skenë për filmin e zhanrit western kur edhe me të shtënë me armën qe mendohej se nuk kishte ‘fishekë të gjallë’ la për vdekje kinematografen ukrainase, Halyna Hutchins.

Dave Halls ishte një nga katër personat që përdori armën në ditën e xhirimeve së bashku me Alec, Hannah Gutierrez-Reed dhe Sarah Zachry.

Të hënën, ndihmës regjisori theu heshtjen duke dhënë një deklaratë për New York Post.

“Halyna Hutchins nuk ishte vetëm një nga njerëzit më të talentuar me të cilët kam punuar, por edhe një mike”, tha ai. “Jam i tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e saj”.

Regjisori vazhdoi: “Shpresoj që kjo tragjedi të shtyjë industrinë të rivlerësojë vlerat dhe praktikat e saj për të siguruar që askush të mos dëmtohet më gjatë procesit krijues”.

Halls nuk dha asnjë detaj se çfarë ai mendon se mund të reformohet ose se si ndryshimet mund të kenë ndihmuar në shmangien e asaj që ndodhi në xhirimet e “Rust”.

Për më tepër, ai tha se ka qenë ‘i mbushur me përkrahje’ dhe shtoi se ‘ngushëllimet shkojnë për të gjithë ata që e njohën dhe e donin Halynan”.

Nga kjo ngjarje kishte mbetur i plagosur edhe regjisori Joel Souza, i cili momentalisht është në gjendje stabile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat