Sabiani largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”

Mediale Vip

Sabiani largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 22:36
Sabiani

Banorët e “Big Brother VIP” kanë qenë të gjithë në nominim këtë të martë, ashtu si edhe javën e kaluar.

Kjo erdhi si pasojë e një dënimi nga “vëllai i madh” për shkak se disa prej banorët kanë thyer rregullat duke komunikuar me shenja.

Banori i radhës që u largua sonte është Sabiani.

Largimi i tij ka qenë i papritur për të gjithë banorët që e kanë përcjell mes lotësh e përqafimesh. Sakaq, edhe Iliri ka kërkuar të lëjë shtëpinë.

Ndërkohë, një banor i ri i është bashkuar shtëpisë sonte, aktori shqiptar Igli Zarka. Kujtojmë se Igli është personazhi i katërt që futet në “Big Brother VIP”, pasi javën që kaloi u futën tre vajza: Beatrix Ramosaj, Einxhel Shkira dhe Sarah Berisha. Sakaq, të premten u largua Sheila dhe Paloma.

BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat