Jonida Vokshi zbulon foton e preferuar me Besnikun

Mediale Vip

Jonida Vokshi zbulon foton e preferuar me Besnikun

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 23:42
Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi

Ata janë një ndër çiftet më simpatikë, ndërsa në jetën e tyre janë bekuar edhe me një vajzë, të cilën e kanë quajtur Emi.

Jonida Vokshi, në ditën e lindjes së bashkëshortit të saj, Besnik Krapi, ka zbuluar foton e tyre të preferuar teksa i ka dedikuar disa fjalë të thjeshta dashurie.

“Kjo është ndër fotot tona të preferuara, edhe pse para 6 vitesh. Ajo që dua më shumë se gjithçka tek ne, është se kënaqemi e qeshim bashkë njësoj si atëherë.

Gëzuar ditën tënde të lindjes dashuria ime dhe e Emit. Të dua”, shkruan Jonida.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat