Një prekje këmbësh ndez debatet mes Iglit dhe Semit… Einxhel: Nëse nuk bashkëjeton, dil!

Mediale Vip

Një prekje këmbësh ndez debatet mes Iglit dhe Semit… Einxhel: Nëse nuk bashkëjeton, dil!

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 16:37
Semi, Igli dhe Einxheli

Një prekje këmbësh ka bërë që mes Semit, Iglit dhe Einxhelit të nisë debati.

Konkurenti i ri i “Big Brother Vip” i ka thënë Semit se i ka cënuar privatësinë në momentin që e ka prekur tek këmba me shaka.

Diskutimi ka vazhduar për disa minuta dhe Semi ka shtuar se ata njihen bashkë që nga jashtë shtëpisë dhe nuk e priste këtë reagim pasi gjithçka nga ana e saj ishte thjesht shaka.

Einxhel ka ndërhyrë në diskutim, duke theksuar se e gjitha ka qenë shaka e pas këtij momenti ka lindur një tjetër debat.

Shkira i ka thënë Iglit se nëse nuk do të bashkëjetojë dhe nuk e ka aspak problem as noniminim dhe largimin nga shtëpia të dalë që tani. Debati ka zgjatur disa minuta dhe pas këtij momenti, Semi ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat