“S’bëhem pishman nëse se vesh fustanin e bardhë”- Klodiana Shala rrëfen kalvarin e operacioneve dhe “presionin” për t’u martuar: S’bëj kurrë …

Mediale Vip

“S’bëhem pishman nëse se vesh fustanin e bardhë”- Klodiana Shala rrëfen kalvarin e operacioneve dhe “presionin” për t’u martuar: S’bëj kurrë …

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 20:40
Klodiana Shala

Klodiana Shala ka rrëfyer momente nga jeta e saj si atlete dhe se çfarë ndodhi me të pas operacionit që zhvilloi në shtyllën kurrizore, i cili i ndryshoi totalisht gjithë rrjedhën e jetës. 

Plot 3 operacione të zhvilluara njëri pas tjetrit, ku në dy prej tyre ishte me të afërmit e saj dhe në njërin iu desh të zgjohej e vetme në prani të mjekëve.

Ndër të tjera Klodiana Shala tha se shpejt do të bëjë sërish një tjetër operacion. Ajo tregoi se sportin e ka bërë për të parë deri ku do shkonte pasi ana financiare për to ka qenë zero.

Sipas saj, jashtë sportistët vlerësohen shumë, ndërsa këtu e kundërta. Ajo shtoi më tej se një lidhje nuk mund ta mbajë për hatër të të tjerëve: “Unë nuk bëj kurrë asgjë me zor. Nuk bëj dot asgjë me zor në jetë, edhe pse mami më thotë martohu”. 

Klodiana Shala as nuk e ka menduar dasmën asnjëherë dhe nuk do ta ketë pishman nëse do ta veshë apo jo fustanin e bardhë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat