“Mund të isha penalizuar”, Einxhel për Fifin: Nuk e mbyll dot me një falje

Mediale Vip

“Mund të isha penalizuar”, Einxhel për Fifin: Nuk e mbyll dot me një falje

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 16:02
Einxhel dhe Semi

Pajtimi i Semit dhe Fifit duket se nuk la një shije të mirë tek disa prej banorëve.

Einxhel tha gjatë spektaklit se mbështetjet që kanë dhënë gjatë debateve mes vajzave mund të kthehen në penalizim tani që ato sheshuan çdo mosmarrëveshje.

“Nuk mbyllet gjëja me një falje. Çfarë i ngelet dikujt tani që ju u pajtuat. Ka pasur banorë që kanë mbajtur anë në debatet tuaja”,- shprehu Einxhel.

Fifi i kishte premtuar Einxhelit që do të bashkëpunonin për punën në lavanderi, gjë për të cilën hoqi dorë që pas pajtimit me Semin. Këtë vendim Einxhel e komenton si tendencioze.

“Është e shëmtuar. Dikush ka mbajtur anën tënde dhe kur vjen puna i bën gjithë këto skena. Pastaj nuk mund të prentendosh ta mbyllesh me një falje. Nuk është kaq e thjeshtë”,- tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat