”Do marr një vendim”/ Kledi : Kur të dal do të bëj hapin...

Mediale Vip

”Do marr një vendim”/ Kledi : Kur të dal do të bëj hapin...

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 14:38
Kledi dhe Semi

Dalja nga shtëpia e ‘’BBV’’ për Kledin do të jetë momenti edhe i marrjes së një vendimi të rëndësishëm.

Teksa po bisedonin në dhomën e gjumit, Kledi i ka shprehur Semit se qëndrimi në ‘’Big Brother Vip’’  do ta shfrytëzojë edhe si një moment reflektimi për personat dhe rrethanat që e presin jashtë.

‘’Koha do ta tregojë, kjo periudha këtu do më shërbejë të mendoj dhe sapo të dal do të bëj hapin që ka kohë nuk e kam ndërmarrë. Thjesht duhet të ruaj qetësinë dhe të mos marr vendime të nxituara, si nga ana ime dhe nga ana tjetër’’,- tha ai.

Kledi dhe Semi gjithashtu kanë ridiskutuar për zgjedhjen që ai bëri për të zhvilluar një takim me Beatrix.

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat