Zanfina Ismaili e dëshpëruar: Në Prishtinë kurgjo nuk është në rregull, s’ka ujë, s’ka rrymë

Mediale Vip

Zanfina Ismaili e dëshpëruar: Në Prishtinë kurgjo nuk është në rregull, s’ka ujë, s’ka rrymë

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 16:26
Zanfina Ismaili

Edhe këngëtarja Zanfina Ismaili, ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet e sotme.

Ismaili për T7 ka thënë se kjo është detyrë e secilit, derisa ka pasur ankesa për punën që është bërë deri tani në komunën e Prishtinës.

Ajo ka thënë se kanë probleme me ujësjellësin e kanë edhe mungesë të energjisë elektrike.

“Është detyrë e jona që gjithqysh duhet me e kry. Prishtina ka nevojë prej zeros mu rregullu gjithçka. Këtu ndoshta duket që krejt në rregull, sidomos në krahasim me qytetet tjera, por këtu kurgjo nuk është në rregull. Më së pari ujë nuk kemi si duhet, pastaj rryma na ndalet, mos të flasim kaosi i madh prej parkingjeve, prej semaforave që janë bërë të panevojshëm, rretheve të shumta, këtë hallakam dikush duhet me u ndreq”, ka deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat