Gjesti paralajmëron projektin e ri, “Katile” publikohet të mërkurën

Mediale Vip

Gjesti paralajmëron projektin e ri, “Katile” publikohet të mërkurën

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 12:43
Gjesti

Këngëtari i ri, Gjesti është drejt finalizimit të projektit të ri muzikor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtari ka zbuluar se është në përgatitje të këngës së re, teksa edhe ka zbuluar detaje rreth saj.

Në disa foto të shkëputura nga xhirimet e videoklipit, Gjesti bëri të ditur se projekti mban titullin “Katile”.

Ndërsa, kënga e re pritet të publikohet të mërkurën (17 nëntor), në ora 17:00.

Kujtojmë që Gjest depërtojë në tregun e muzikës vendore shumë shpejt, duke realizuar disa këngë që u kthyen në hite.

Projekti i fundit i Gjestit është bashkëpunimi me Bardhin “Zemren” që e sollën bashkë me videoklip. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat