Ka folur vetëm për lidhjen me Bojken Lako, por Semi ka dikë jashtë që e pëlqen

Mediale Vip

Ka folur vetëm për lidhjen me Bojken Lako, por Semi ka dikë jashtë që e pëlqen

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 13:58
Semi

Këngëtarja Semi Jaupaj, gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka folur vetëm për lidhjen e saj me ish-partnerin, Bojken Lako. Por mesa duket ka dikë jashtë shtëpisë për të cilin ka simpati.

Një gjë të tillë ka pranuar ajo vetë gjatë një bisede me Einxhelin dhe ka thënë se ka pak kohë që e njeh personin në fjalë dhe nuk e di si do jenë gjërat kur ajo të dalë.

Pjesë nga biseda:

Einxhel: Bye Iliri, ke një rrugë të gjatë se harrova ta them, e ka parë në filxhan. Vetëm aq duad he “I’m done, I can go happy” (kam mbaruar punë, mund të jem e lumtur).

Semi: Ke dikë që është duke pritur aty jashtë?

Einxhel: Jo.

Semi: Dikush këtu?

Einxhel: Jo.

Biseda mes vajzave ka vazhduar, ndërsa Semi ka treguar për personin në fjalë.

“E pëlqej, por s’e di si do jenë gjërat kur të dal se kam shumë pak kohë që e njoh”, tha Semi.

Ndërkohë, Einxhel i ka thënë se ajo do të bëjë më të mirën dhe nëse ai është i zgjuar dhe një njeri i kirë, do e ketë parë siç duhet Semin.

“Unë mendoj që e ka parë”, ka thënë Semi.

“Thjesht e pëlqej, nuk është se ka ndonjë gjë… do kisha qejf ta shihja”, ka vazhduar ajo.

“Ska arsye pse dikush mos të pëlqej ty”, i ka thënë Einxheli.

Kujtojmë që Semi ka qenë mjaft e afërt edhe me Granitin, i cili u largua nga shtëpia e BB Vip. Ata janë përfolur për një pëlqim mes tyre, por Graniti kishte deklaruar se nuk do të lidhej me asnjë nga vajzat ne shtëpi. Mirëpo në “Fan Club”, Graniti pranoi se Semi është vajza që i pëlqen më shumë brenda shtëpisë. Ai tha se nëse nuk do ishte i lidhur me vajzën jashtë shtëpisë, do flirtonte me Semin.  I pyetur se çfarë i pëlqen te Semi ai përmendi fillimisht pamjen fizike dhe më pas karakterin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat