Beniada e quajti grua të ligë, reagon Monika: Mungesën e etikës nuk e toleroj

Mediale Vip

Beniada e quajti grua të ligë, reagon Monika: Mungesën e etikës nuk e toleroj

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 22:24
Monika

Spektakli i kësaj të premte i Big Brother VIP ka nisur maratonën e tij.

Një nga ngjarjet që u komentua mbrëmjen e sotme ka qenë edhe përplasja mes Monikës dhe Beniadës.

Beniada e ka akuzuar aktoren për ironizimet pasi publiku e shpëtoi atë nga nominimi.

“Të pash çfarë mimike bërë kur publiku më shpëtoi, unë të flas dhe ti kthen kurrizin. Je grua e ligë”, ka thënë Beniada.

Gjatë spektaklit Monika theksoi se shkeljen e etikës në komunikim nuk do ta tolerojë në asnjë moment të kësaj eksperience.

“Të më thuash mua grua e ligë është shumë e rëndë. Unë etikën e kam shumë të rëndësishme dhe shkeljen e saj nuk do ta lejoj në asnjë moment. Do të dëshiroja që mes banorëve të kemi pak kujdes. Unë e di se Beniada është rritur jashtë shtetit dhe shumë fjalë nuk i kupton’’, tha Monika.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat