Melinda feston ditëlindjen me një darkë romantike në Stamboll, i shkruhet emri në urën e Bosforit

Mediale Vip

Melinda feston ditëlindjen me një darkë romantike në Stamboll, i shkruhet emri në urën e Bosforit

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 09:22
Melinda Ademi

Dita e djeshme (19 nëntor) ka qenë mjaft e veçantë për Melinda Ademin.

Kjo sepse reperja e njohur ka festuar ditëlindjen e 26-të, ndërsa është organizuar një festë po ashtu e veçantë dhe luksoze në këtë ditë për të.

Reperja ditën e saj të lindjes po e feston në Stamboll, me një darkë romantike pranë urës së Bosforit, teksa nuk ka munguar një dhuratë unike për të.

Në urën e famshme të Bosforit është ndriçuar emri i saj dhe një urim për ditëlindje, ku shkruhej “Melinda, urime ditëlindjen”.

Këto pamje i ka ndarë me fansat në Instagram vet reperja, e cila shihet e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë vjollce dhe një trëndafil të kuq që mban në dorë.

Ndërkohë, reperja e cila e ruan me fanatizëm jetën private, edhe këtë herë e ka lënë enigmë personin që po e shoqëron këtë natë.

Ndryshe, Melinda aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Melodia”, që deri tani ka grumbulluar mbi pesë milionë ndjekës në YouTube. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat