“Vendi im magjik”, 2 Ton rikthehet në studio për projekte të reja

Mediale Vip

“Vendi im magjik”, 2 Ton rikthehet në studio për projekte të reja

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 13:18
2 Ton

Ai njihet për hite të shumta, ndërsa mbetet aktive me projekte të ndryshme muzikore.

Bëhet fjalë për 2 Ton, i cili është rikthyer në studio për të punuar rreth këngëve të reja.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në InstaStory, ku ai postoi një fotografi të studios së tij muzikore.

“Vendi im magjik”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e imazhit.

Kujtojmë që reperi nga Ferizaj edhe këtë vit ka sjell disa projekte të cilat u pritë mirë dhe u pëlqyen nga fansat e tij.

Kënga e fundit e Arton Avdylit (emri i vërtetë) është “Thirrjen tane”, që brenda pakë javësh ka grumbulluar mbi 3.2 milionë klikime në YouTube.

Ndërkohë, ai po vazhdon të jetë i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, kryesisht në diasporë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat