“Dëgjo këtu çfarë po të them, të jetë hera e fundit që…”/ Çfarë ndodhi midis Antonelës dhe Valonit në tualet?

Mediale Vip

“Dëgjo këtu çfarë po të them, të jetë hera e fundit që…”/ Çfarë ndodhi midis Antonelës dhe Valonit në tualet?

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 09:54
Valon Shehu dhe Antonela

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, një tjetër artist i është bashkuar banorëve të ‘Big Brother VIP’. Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur nga Kosova Valon Shehu.

Ardhja e tij qe e papritur për banorët e shtëpisë, pasi artisti vendosi t’i bënte një surprizë duke kënduar me kitarë në oborr.

Antonela Berisha tregoi në bisedë e sipër në tavolinën e ngrënies, ku ndodheshin dhe disa banorë të tjerë, një shaka që i kishte bërë Valonit. Ata të dy rastisën në banjo ku Antonela Berisha ishte duke bwrw dush dhe mbasi kishte dalë, ajo mendoi ta ngacmonte pak banorin më të ri të shtëpisë.

“A e dini çfarë i bëra Valonit mbrëmë? Isha duke bërë dush dhe duke hyrë Valoni aty në banjo, më shef mua që jam duke bërë dush edhe ndihet në siklet ,edhe ikën. Dal unë prej dushi dhe them t’i bëj shaka. I shkoj tek dera dhe i them: ‘Dëgjo këtu çfarë po të them, të jetë hera e fundit që unë kur të jem në banjo ti hyn brenda!’ Dhe ai ngeli kështu. ‘Më fal’ tha ‘Unë nuk e dija’. Mua më kapi gazi. Më tha: ‘Ti s’je normal a!’.”

Këngëtari gjithashtu njihet dhe me disa nga banorët e tjerë të shtëpisë, si për shembull me Fifin, Dj PM, Dj Dagz dhe me Bearix-ën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat