“Lajme të tilla mos dëgjofsha kurrë”, Gold AG reagon për masakrën në Deçan

Mediale Vip

“Lajme të tilla mos dëgjofsha kurrë”, Gold AG reagon për masakrën në Deçan

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 22:14
Gold Ag

Këngëtari i njohur, Arian Agushi- Gold Ag ka reaguar pas masakrës që ndodhi në Deçan, ku mbetën të vrarë katër persona dhe një tjetër ka mbetur i plasosur.

Përmes një postimi në Instastory, ai thotë se lajme të tilla nuk duhet të dëgjojmë më kurrë.

“DEÇAN
Allahu i mëshiroftë të vrarët në Gllogjan të Deçanit. Lajme të tilla mos dëgjofsha kurrë .Jam me ju në dhimbje e gëzim Deçan
”, ka shkruar ai.

Image

Sipas mediave në Kosovë, viktimë ka mbetur shoferi i autobusit dhe 3 nxënës. Ndërsa, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se autobusi po dërgonte nxënësit nga Gjakova për në Deçan.

Ai tregoi se dy nxënësit, një djalë dhe një vajzë janë nga fshati Gllogjan, dhe mbiemrat e tyre janë Mustafaj dhe Hamzaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat