Albumi “30” i Adele bëhet më i shituri i vitit 2021

Mediale Vip

Albumi “30” i Adele bëhet më i shituri i vitit 2021

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 14:15
Adele

Albumi i Adele i titulluar “30” është bërë më i shituri i këtij viti, duke e kaluar edhe atë të Abba.

261 mijë shitjet e tij në tabelën e javës së parë do të thotë se ai kaloi me shpejtësi albumin e rikthimit të grupit suedez të popit, i cili u hap me 204 mijë shitje.

Megjithatë, shifrat e shitjeve të Adelës janë dukshëm më të ulëta se ato të albumit të saj të mëparshëm, të publikuar në vitin 2015, shkruan BBC.

Albumi përbënte 67 përqind të të gjitha shitjeve fizike dhe u bë albumi më i transmetuar i javës.

Ylli i lindur në Londër ka thënë se albumi  “30” është një përpjekje për të shpjeguar divorcin e saj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat