Dy shoqe për një djalë/ Erioni i kthehet Ritvanës: Kishim kimi të fortë, por u stepe...

Mediale Vip

Dy shoqe për një djalë/ Erioni i kthehet Ritvanës: Kishim kimi të fortë, por u stepe...

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 21:41
Erioni

Ritvana dhe Mikela janë dy vajzat e emisionit Për’puthen që kanë krijuar miqësi, por duket se pëlqimi i të dyjave për një nga djemtë po përçan marrëdhënien e tyre.

Bëhet fjalë për Erionin, i cili ka dhënë mendimin e tij duke thënë se nuk donte të prishte asnjë miqësi, por Mikelën e pëlqen që në audicione.

Ndërsa për Ritvanën u shpreh se pati kimi shumë të fortë, por vuri re një stepje prej saj.

Erioni: Nuk ishte qëllimi im të prishja ndonjë miqësi. Për Mikelën e kam shprehur pëlqimin që në audicione. Me Ritvanën nuk e kam menduar se do të kem ndonjë afrimitet kur e shihja programin nga ekranin. Kur kam ardhur këtu kishim një kimi të fortë dhe më pas pashë një stepje nga Ritvana.

Ke pasur shumë dëshirë të dalësh me mua, por nuk më zgjodhe. Nuk të kërkova llogari, por njëfarë shpjegimi. Nuk më dhe shpjegim e asgjë. Pas 2 takimesh me Mikelën, dhe një shpjegim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat