​Josephine Baker, e para grua me ngjyrë që do të prehet në Pantheon

Mediale Vip

​Josephine Baker, e para grua me ngjyrë që do të prehet në Pantheon

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 23:52
Josephine Baker

Josephine Baker, kërcimtarja, këngëtarja dhe aktorja franko-amerikane që magjepsi Francën me shfaqjet do të bëhet gruaja e parë me ngjyrë që do të përjetësohet në mauzoleun francez të Panteonit të martën e ardhshme.

Baker do të jetë gjithashtu gruaja e gjashtë që do t’i bashkohet rreth 80 figurave të mëdha kombëtare në historinë franceze në tempullin laik në ‘’Rive Gauche’’ të Parisit.

Ajo do të jetë gjithashtu figura e parë e spektakleve që do të nderohet me një vend simbolik në shenjtëroren shekullore, vendi i fundit i pushimit të një liste të gjatë të ndriçuesve nga bota e politikës, kulturës dhe shkencës, duke përfshirë Victor Hugo, Emile Zola dhe Marie Curie.

“Panteonizimi” i superyllit të parë me ngjyrë në botë, e cila bëri fushatë për të drejtat civile së bashku me Martin Luther King, do të prehet me një grup intelektualësh që t’i jepet nderimi i rrallë pas vdekjes.

Presidenti francez Emmanuel Macron pranoi kërkesën në muajin gusht, sepse sipas tij ‘’ajo është një grua franco-amerikane e cila luftoi në një shoqëri të mbyllur…e cila është bërë mishërim i vlerave iluministe të Republikës Franceze gjatë gjithë jetës së saj’’.

Si shumë artistë me ngjyrë amerikane të asaj kohe, ajo u zhvendos në Francë për t’i shpëtuar luftës raciste.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat