Alban Ramosaj zbulon titullin e këngës së Festivalit

Mediale Vip

Alban Ramosaj zbulon titullin e këngës së Festivalit

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 09:23
Jonida Maliqi dhe Alban Ramosaj

Alban Ramosaj është një nga emrat e konfirmuar të Festivalit të Rtsh. I ftuar në “Jonida’s Room” në Vizion Plus, këngëtari ka thënë se e ka ëndërruar gjithnjë skenën e Eurovisionit.

Nga ana tjetër në një pyetësor që ka bërë me Jonida Maliqin ai ka zbuluar padashje edhe titullin e këngës që mesa duket do të quhet “Thyej”…

Alban Ramosaj foli edhe për karrierën e tij muzikore, duke treguar se gjatë gjithë kësaj kohe ka ngrënë shume thika nga kolegët e tij, ndërsa i ka bërë edhe një ftesë publikisht Jonida Maliqit për të bërë një duet sëbashku.

Ramosaj ka folur edhe për familjen e tij të madhe duke treguar se ai ka menduar të realizojë një reality me të gjitha bukuroshet e familjes së tij, por që deri tani s’është realizuar për shkak se të gjithë jetojnë jashtë shtetit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat