Ndodh edhe një tjetër puthje në mes DJ PM dhe Sarah Berishës

Mediale Vip

Ndodh edhe një tjetër puthje në mes DJ PM dhe Sarah Berishës

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 14:54
Dj PM dhe Sara

Mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP është zhvilluar një lojë në mes banorëve.

Në lojën “Përgjigju ose Pi”, banorët e ndarë në çift duhej të thonin të vërtetën ose të pinë alkool.

Duke qenë se kanë krijuar një afrimitet të madh bashkë, DJ PM dhe blogerja Sarah Berisha ishin në lojë bashkë teksa nuk munguan as ngacmimet ndaj njëri-tjetrit.

Image

Në pyetjen ‘Kë puth Pajtimi’?, DJ nga Kosova tha se dëshiron të puth blogeren nga Shqipëria, me atë që ishte në përballje.

“Nëse do të më lejosh do të të puth”, u shpreh ai derisa u ngrit në këmbë dhe ndodhi sërish puthja mes tyre.

Dyshja deri më tani kanë shprehur vetëm pëlqim, por që theksuan se brenda në shtëpi nuk do të ndodhë asgjë duke i lënë gjërat t’i shohin se si do të rrjedhin jashtë.

Image

Ata janë ndër banorët e fundit që iu bashkuan spektaklit më të madh në Shqipëri duke garuar kështu për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

E fundit e eliminuar nga BBV mbetet artistja Semi Jaupaj. 

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat