Vedati i “Stupcave” në mesin e aktorëve më të mirë turq, paralajmëron projektin e madh filmik

Mediale Vip

Vedati i “Stupcave” në mesin e aktorëve më të mirë turq, paralajmëron projektin e madh filmik

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 00:16
Vedat Bajrami

Aktori Vedat Bajrami duket se do të thyejë barrierat dhe do jetë pjesë e një filmi turk.

Ai këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, në llogarinë e tij zyrtare.

Bajrami postoi një fotografi ku shihet me disa nga aktorët më të njohur në Turqi. Aktori i grupi ‘Stupcat’ ka treguar se emri i filmit do jetë ‘Elif Ana’.

Vedati është njëri nga aktorët më të mirë dhe më të njohur kosovar. Skeqet e tij gjithmonë kanë marr vëmendje nga publiku dhe janë pëlqyer shumë.

Aktori duket se është gati ta bëjë hapin tjetër në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat