Shawn lançon këngën e ndarjes dhe është shumë prekëse

Mediale Vip

Shawn lançon këngën e ndarjes dhe është shumë prekëse

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 17:07
Shawn Mendes dhe Camila Cabello

Shawn Mendes, para disa kohësh konfirmoi ndarjen e tij nga këngëtarja Camila Cabello.

Kanadezi 23-vjeçar e zbuloi lajmin në Instagram, duke shkruar se ai dhe këngëtarja 24-vjeçare kanë vendosur t’i japin fund lidhjes romantike.

“Por dashuria jonë për njëri-tjetrin si njerëz është më e fortë se kurrë. Ne e filluam lidhjen tonë si miqtë më të mirë dhe do të vazhdojmë të jemi miqtë më të mirë. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj që nga fillimi dhe ecim përpara”, shkroi Mendes, duke e mbyllur postimin me emrat e tij dhe të Camilës.

Image
Insta

Ai para 15 orësh ka lançuar këngën “It’ll Be Okay”, e cila flet për ndarjen e tij. Këngën e ripostoi dhe Camila në story.

“Filloj të imagjinoj një botë ku ne nuk ndeshemi, më sëmurë kjo gjë, por do të shërohemi dhe dielli do rilindë. 
Nqs më thua se do ikësh do të ta bëj të lehtë, do të bëhet mirë. Nqs nuk ndalojmë dot ‘gjakderdhjen’, nuk kemi pse ta rregullojmë, nuk kemi pse qëndrojmë, unë do të të dua sido që të jetë”,
- një pjesë e tekstit të këngës.

Cabello dhe Mendes u panë për herë të fundit publikisht më 3 nëntor teksa po shijonin një ditë plazhi në Miami, Florida.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat