“Kur po vonohna t’veti, pse oj nanë s’po m’thirrë…”, Gold AG i bën një dedikim emocional nënës për ditëlindje

Mediale Vip

“Kur po vonohna t’veti, pse oj nanë s’po m’thirrë…”, Gold AG i bën një dedikim emocional nënës për ditëlindje

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 18:52
Gold AG me nënën

Reperi nga Presheva, Arian Agushi i njohur për publikun si Gold AG, ka treguar gjithmonë se ka lidhje të veçantë me nënën.

Derisa sot është vjetori i lindjes së nëns, nuk ka munguar një dedikim emocional nga reperi.

Këngëtari ka postuar një fotografi ku është e ëma e tij bashkë me të birin, Guerilin, ai i ka thurur disa vargje duke shpresuar që të jetojë edhe shumë vite të tjera.

Postimi i plotë i Gold AG (pa ndërhyrje):

“Sa shpejt kalojnë vitet e sot u bana burrë

Çdo gja plaket n’jetë po dashnia jote kurrë

E tash që u bane gjyshe, tjetër kush është n’ren t’parë

Dashnin e djalit tond, nipi e ka marrë

Kur po vonohna t’veti, pse oj nanë s’po m’thirrë

Po m’thu tash ti je rritë, po i vogli let o mirë

Gzimin e zemrës, po ta shoh n’drita t’syve

Se na u plotësu nanë, dëshira të dyve

E hekat e tua tash ma mirë po i kuptoj

Kur ai po bon diçka ti po m’thu je kanë nisoj

E fjala dashni nëse mun me u thanë ndryshe

Le ta ka emrin nanë e le ta ka emrin gjyshe.

T’paqa edhe shumë vite nanë”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gold AG (@arianagushi)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat