Revista e modës “Elle” ndalon zyrtarisht publikimin e produkteve prej gëzofit të kafshëve

Mediale Vip

Revista e modës “Elle” ndalon zyrtarisht publikimin e produkteve prej gëzofit të kafshëve

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 09:22
Valeria Bessolo Llopiz

Revista franceze e modës ‘’Elle’’ ndalon publikimin e produkteve që vijnë prej gëzofit të kafshëve në faqet e 41 edicioneve të saj ndërkombëtare, si dhe nga kanalet e saj në internet dhe media sociale.

‘’Përdorimi i gëzofit të kafshëve, si në rubrikën editoriale ashtu edhe në atë të reklamave, nuk është më në përputhje me vlerat e revistës. Revista synon të jetë një pionier ndërkombëtar në fushën e saj dhe të bëjë një hap të rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit dhe të kafshëve’’, theksoi Valeria Bessolo Llopiz, menaxherja ndërkombëtare e ‘’Elle’’.

Ndërsa ndalimi i gëzofit të kafshëve është tashmë në fuqi në 13 nga emetimet e Elle, ai do të hyjë në fuqi për 20 të tjera nga fillimi i vitit 2022 dhe pjesa tjetër nga 2023.

Sipas botuesit, Elle ka 33 milionë lexues në mbarë botën dhe 100 milionë vizita në muaj në faqen e saj të internetit. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat