Donaldi reagon i prekur kur mëson se Bora po e priste

Mediale Vip

Donaldi reagon i prekur kur mëson se Bora po e priste

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 22:38
Dondald Veshaj

Pas rrëfimit të Dondald Veshaj, në lidhje me raportin e tij të krijuar me Beatrix dhe marrëdhënien që ai kishte jashtë shtëpisë së ‘Big Brother Vip’ me moderatoren Bora Zemani një tjetër video konfuzoi gjithë situatën.

Përpara tij, në ekran u shfaq moderatorja Bora Zemanit, pas puthjes romantike që shkëmbyen, ndërsa tregon varësen që Donaldi i dhuroi nga muri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe thotë fjalët:

“Sa i përket situatës tonë, ju e dini qëndrimin tim (tregon varësen). Çfarë përgjigje do nga unë, më prisni pak edhe mua se po pres edhe unë dikë!”

Pas kësaj video, Donaldi, tejet i prekur thotë se ndihet në faj dhe ndihet se nuk e respektuar.

“Nuk e di. Ndihem në faj për pjesën se si ka ndodhur gjithë kjo situatë! Dukem tamam sikur nuk e kam respektuar, ndihem shumë keq. E kam shumë qejf Triksën. Ndihem shumë në faj tani”, tha ai. 

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat