Vdes nga Covid-19 ylli i “America’s Got Talent”

Mediale Vip

Vdes nga Covid-19 ylli i “America’s Got Talent”

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 06:31
Jay Jay Phillips

Ylli i “America’s Got Talent”, Jay Jay Phillips, ka vdekur pas një beteje me COVID-19 , sipas një raporti nga TMZ të  premten. Ai ishte 30 vjeç.

Trupi i Phillips thuhet se u gjet nga nëna dhe e dashura e tij në Ditën e Falënderimeve, të  cilët kishin shkuar në shtëpinë e tij për ta kontrolluar.

Një i afërm i Jay Jay tha për median se rokeri ishte i pavaksinuar, por mendonte të marrte vaksinën antiCovid kur u sëmur me virusin.

Një ditë para Ditës së Falënderimeve, u tha se gjendja shëndetësore e Jay Jay po përkeqësohej dhe pavarësisht se u kërkua nga të afërmit e tij që të shkonte në spital, ai qëndroi në shtëpi për të pushuar, shkruan DailyMail.

Ai thuhet se u kishte thënë familjarëve në bisedën e tij të fundit me ta se kishte nevojë vetëm për më shumë pushim.

Babai i tij, me të cilin Jay Jay jetonte në atë kohë, aktualisht është i shtruar në spital dhe në një ventilator, raporton TMZ.

Phillips, i cili njihet më shumë nga stili të flokëve prej një ylli të rock-ut, së pari fitoi famë duke performuar në tastierën e tij në sezonin e katërt të “America’s Got Talent”.

Ai u eliminua në raundin e audicionit atë sezon, por e ktheu shfaqjen në sezonin 12 duke arritur në raundin e Judge Cuts.

Jay Jay lindi në Cleveland, Ohio dhe kishte qenë i përkushtuar ndaj muzikës për pjesën më të madhe të jetës së tij, duke performuar në garat e grupeve rock me grupin e tij “Hysteria” që kur ishte në shkollë të mesme.

Sezoni i 16-të i AGT përfundoi në shtator, çmimin kryesor e fitoi magjistari, Dustin Tavella, i ndjekur nga akrobati Aidan Bryant në vendin e dytë dhe komediani Josh Blue në të tretin

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat