Bora Zemani bën “reagimin” e parë pas 6 ditësh dhe rrjeti u “çmend”

Mediale Vip

Bora Zemani bën “reagimin” e parë pas 6 ditësh dhe rrjeti u “çmend”

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 21:18
E veshur me një fustan të bardhë, Bora Zemani ka ‘çmendur’ rrjetin

Prezantuesja Bora Zemani ka thyer heshtjen por jo në mënyrën se si pritej.

Ajo ka bërë postimin e parë pas afro gjashtë ditësh dramë të jashtëzakonshme me zhvillimet në shtëpi ku Donaldi u afeksionua seriozisht në Beatrix.

Bora ka publikuar disa fotografi nga xhirimet e “Përputhen Prime” ditën e djeshme ku shfaqet në top formë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

E veshur me një fustan të bardhë, ajo ka ‘çmendur’ rrjetin.

Pa u mbushur një orë e plotë nga postimi, janë afro gjashtë mijë komente dhe mbi 90,000 pëlqime duke dëshmuar kështu përkrahjen masive që prezantuesja ka në një situatë të tillë.

Përpos rekordit të pëlqimeve, vetëm nga mbrëmja e djeshme, Bora ka fituar mbi 20,000 ndjekës të rinj dhe është gati për të kapur shifrën jubilare të një milion ndjekësve në Instagram.

Si çdo situatë që i ka dy anë të medaljes, të paktën në aspektin e popullaritetit dhe përkrahjes, drama e shkaktuar nga Donaldi i ka shërbyer shumë prezantueses e cila qartazi duket të jetë bërë edhe më e dashur nga publiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat