Stresi komenton trekëndëshin Bora, Donald dhe Beatrix: Bora është mbretëreshë

Mediale Vip

Stresi komenton trekëndëshin Bora, Donald dhe Beatrix: Bora është mbretëreshë

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 22:07
Bora, Donaldi, Beatrixa

Raporti i krijuar mes Donald dhe Beatrix në të cilin është i përfshirë edhe Bora Zemani po komentohet gjithandej.

Një reagim lidhur me këtë së fundmi e ka bërë edhe reperi i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj-Stresi.

Ky i fundit duket të jetë në anën e prezantueses Bora Zemani, duke theksuar se është ‘mbretëreshë’.

“Doni opinionin tim? Bora Zemani është mbretëreshë”, ka thënë ai.

Kjo duket se i është kërkuar nga ndjekësit e artistit, pasi momentalisht është një nga marrëdhëniet më të komentuara.

Donaldi përndryshe këto ditë ka nisur një njohje me artisten nga Kosova, edhe pse ka qenë prej shumë vitesh me yllin e “Përputhen”, të cilës i premtoi se do të flasin edhe jashtë.

Një reagim këto ditë nuk ka munguar as nga Zemani, e cila theksoi se nuk duhet gjykuar aktorin nga Vlora.

Sido që të jetë, presimtë shohim se si do të rrjedhë ngjarja në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat