Ed Sheeran për pak e vrau Elton John në xhirime

Mediale Vip

Ed Sheeran për pak e vrau Elton John në xhirime

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 16:16
Ed Sheeran, Elton John

Ed Sheeran dhe Elton John publikuan pak ditë më parë këngën e tyre të Krishtlindjeve, por jo çdo gjë ka shkuar në mënyrë perfekte në xhirimet e klipit. Këngëtari i hitit “Shape of you” ka treguar për Zane Lowe të Apple Music se Elton John për pak u vra gjatë xhirimeve.

“Ne sapo xhiruam një video muzikore për Krishtlindje. Unë pak sa nuk e vrava me një zile. Në video, ka pamjet e … Unë isha veshur si një lloj Santa Claus seksi dhe i jap një dhuratë, por dhurata kishte një zile të madhe metalike sipër saj. I tregova pamjet e saj sot sepse ne e ngadalësuam dhe zilja i kaloi sipër kokës dhe për pak e vrau”, tregoi Ed.

“O Zot, tmerri që kaloi nëpër trupin tim kur fluturonte në ajër. Ne kemi bërë parodi të gjitha videot e shkëlqyera muzikore britanike që erdhën në Krishtlindje”, vazhdoi këngëtari.

Më tej ai ka treguar se të dy do i ndajnë fitimet e këngës së tyre të re dhe planifikojnë t’i dhurojnë ato për kauza që kanë një vend të veçantë në zemrat e tyre.

Për 74-vjeçarin me shumë mundësi do të jetë Fondacioni i tij Elton John AIDS, i cili u themelua në vitin 1992 dhe është i përkushtuar për t’i dhënë fund epidemisë së AIDS-it në mbarë botën. Ndërkohë, Sheeran tha se do t’i dhurojë fitimet përmes Fondacionit të tij të Muzikës Ed Sheeran Suffolk, i cili ndihmon fëmijët vendas nën moshën 18 vjeç të kenë akses në instrumente dhe/ose mësime muzike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat