Sëmundja e rëndë i merr jetën muzikantit të njohur

Mediale Vip

Sëmundja e rëndë i merr jetën muzikantit të njohur

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 16:29
John Miles

Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeccare muzikanti dhe kitaristi i njohur, John Miles, pas një sëmundjeje të shkurtër, konfirmoi menaxheri i tij.

Këngëtari vdiq, i rrethuar nga familja e tij në një spital në Newcastle, Angli

Miles, i njohur më së miri për hitin e tij të vitit 1976 “Music”, ka performuar përkrah një numri yjesh të muzikës gjatë karrierës së tij, duke përfshirë Tina Turner, Jimmy Page, të ndjerin Joe Cocker dhe Andrea Bocelli.

Menaxheri i Miles, Cliff Cooper theksoi se ‘’Britania e Madhe ka humbur një nga muzikantët e saj më të talentuar’’.

“Si menaxher dhe mik i John për më shumë se 50 vjet, John ishte jo vetëm kaq i sjellshëm dhe i por edhe një muzikant dhe kompozitor i shkëlqyer në skenën botërore’’, shtoi ai.

“Dhimbja është çmimi që paguajmë për dashurinë. Do të na mungojë shumë, por muzika e tij do të jetojë përgjithmonë”, theksoi Cooper.

Miles është i martuar me gruan e tij Eileen për më shumë se 50 vjet dhe ka dy fëmijë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat