Donaldi dhe Trixa fusin në sherr Sarën me Dj PM!

Mediale Vip

Donaldi dhe Trixa fusin në sherr Sarën me Dj PM!

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 18:34
Sarah, Dj PM

Nuk ka ende qetësi në marrëdhënien e  Sarës me Dj PM, e cila vazhdon të kettë luhatje, keqkuptime e hatërmbjetje.

Shkak për mosmarrëveshjen e fundit është bërë fakti që  Pajtimi nuk e ka pritur mirë një pohim të Sarës, ndëesa asaj nuk i pëlqeu një krahasim i tij.

PM tha se do donte që ata të ishin më shumë si Beatrix dhe Donaldi, por këtë, Sara nuk e pranoi.

“Më vjen keq që ty të paska qëlluar femra e gabuar”, i tha ajo.

Pajtimi reagoi i revoltuar. “S’ka faj PM jo. Se kur bën shaka PM duhet t’i pranosh të gjitha, t’i mbash në krahë. Ndërsa, kur bëj shaka unë qenkan shumë të rënda dhe sidomos kur shakatë e mia kanë të bëjnë me një mashkull. Dhe këtu pastaj fillojmë dhe me krahasimet. Po e kam thënë njëherë, e thashë tani dhe po e ripërsëris: më vjen keq që PM ka shprehur interes para se të hynte për mua dhe kur hyri këtu brenda ngeci me mua".

"Më vjen shumë keq”, u shpreh Sara.

Ajo vazhdoi duke thënë se “po të pëlqeu marrëdhënie e Trixës me Donaldin ik rri me këto të dy. Ngjituni të tre”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat